Një helikopter ‘Canadair’ që merr pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Greqi është rrezuar dhe ka shpërthyer në flakë, siç edhe shikohet në video.
Në video shihet avioni duke lëshuar ujë, duke bërë një kthesë djathtas dhe më pas godet një degë dhe humb drejtimin duke përfunduar më pas në greminë.
Mediat greke shkruajnë se ai ka rënë në zonën e Platanistos, dhe dyshohet se dy pilotët që ndodheshin në bord kanë ndërruar jetë.
Helikopteri sapo ishte furnizuar me ujë po shkonte drejt objekteve ku do ta shkarkonte atë, kur është zhdukur nga radarët.
Helikopteri është rrëzuar në një luginë në fshatin Potami, territor që sipas mediave është akoma në flakë. Për në vendin e ngjarjes është nisur një helikopter tjetër për të verifikuar çfarë ka ndodhur!