Policia Bashkiake Himarë ndalon një shofer në gjendje të dehur, bënte manovra të rrezikshme

Policia Bashkiake Himarë ndalon një shofer në gjendje të dehur, bënte manovra të rrezikshme 

Policia Bashkiake Himarë ndalon një shofer në gjendje të dehur, bënte manovra të rrezikshme 

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në zonën e Borshit, ku një drejtues mjeti është ndaluar pasi qarkullonte në gjendje të dehur, duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë.

 

Policia Bashkiake Himarë ndalon një shofer në gjendje të dehur, bënte manovra të rrezikshme 

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja është bërë nga Policia Bashkiake e Himarës, e cila ka konstatuar sjelljen e rrezikshme të shoferit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën. Drejtuesit të mjetit i është ndaluar vazhdimi i qarkullimit.

 

Më pas, ai është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Ngjarja rikthen në vëmendje rrezikun që paraqet drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, veçanërisht në zonat e banuara, ku fluksi i lëvizjes është i lartë, duke rritur ndjeshëm mundësinë e aksidenteve.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon