Policia Bashkiake Sarandë merr kopetenca për vendosje gjobash edhe në automjete

POLICIA BASHKIAKE SARANDË

Policia Bashkiake Sarandë do të marri kopetenca për vendosje gjobash edhe në automjete.

Pas marrëveshjes së miratuar me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, vendimi pritet të miratohet edhe më mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë të premten, 27 Tetor.

Pika 6 e Rendit të Ditës: P/vendim “Për përcaktimin e disa kundravajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në territorin e Bashkisë Sarandë”.

Pas miratimit, Policia Bashkiake Sarandë do të ketë kopenca të plota për vendosjen e gjobave në automjete dhe kryesisht për parkimin e tyre në vende të gabuara, parkime në vija të bardha, trotuarë etj.

Please follow and like us:
fb-share-icon