Policia Bashkiake Sarandë: Zbuluam një kjoskë pa leje, u ndërtua gjatë natës

Policia Bashkiake Sarandë Zbuluam një kjoskë pa leje, u ndërtua gjatë natës

Policia Bashkiake Sarandë: Zbuluam një kjoskë pa leje, u ndërtua gjatë natës – Rasti i referohet Prokurorisë

 

Sarandë, 9 prill 2025 – Policia Bashkiake e Sarandës njofton se ka zbuluar një objekt të ndërtuar pa leje gjatë orëve të natës së kaluar. Sipas informacionit zyrtar, bëhet fjalë për një kjoskë e cila ishte ngritur në mënyrë të paligjshme.

 

Policia Bashkiake Sarandë Zbuluam një kjoskë pa leje, u ndërtua gjatë natës

 

Në orët e para të mëngjesit, Policia Bashkiake është paraqitur në vendin ku ishte vendosur ndërtimi dhe ka njoftuar menjëherë Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë, si dhe Komisariatin e Policisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

 

Sipas Policisë Bashkiake, rasti është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Policia Bashkiake thekson se do të vijojë me kontrollet në terren për të evidentuar dhe ndaluar raste të tjera të ndërtimeve pa leje në qytet.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

Please follow and like us:
fb-share-icon