Policia Kufitare e Sarandës njofton se në vendin e quajtur “Hunda e Marinës”, Sarandë, u bllokua një mjet lundrimi varkë plastike, sepse drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe sepse nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det.
Për këto shkelje, drejtuesi i këtij mjeti, u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj.
Policia thotë se do të vijojnë kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijen bregdetare të vendit, për të garantuar zbatimin e ligjit nga të gjithë pronarët apo poseduesit e mjeteve lundruese për argëtim, peshkim apo turizëm.
Please follow and like us: