Policia e Sarandës: Kemi prangosur një shtetas pasi vendoste baste nga telefoni

Policia njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin (dyqanin) e shtetasit I. A., në lagjen nr.1, Sarandë, u konstatua një celular që shërbente për vënien e basteve sportive, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi I. A., 52 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon