Policia gjunjëzon dhe prangos polakun në Sarandë – VIDEO

U kap në flagrancë, me doza cannabisi dhe një mjet prerës (thikë), në automjet, vihet në pranga 46-vjeçari (shtetas polak).

Sekuestrohen dozat e cannabisit dhe një tjetër sasi cannabisi që u gjet në banesën e këtij shtetasi, si dhe mjeti prerës (thikë).

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, rast për të cilin u vu në pranga shtetasi polak A. S., 46 vjeç.

Në lagjen nr.2, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte 46-vjeçari dhe gjatë kontrollit në automjet, kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë). Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis.

Lënda narkotike dhe mjeti prerës (thikë) u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon