saranda web

Policia informohet per 2 persona të dyshimtë, pas kontrollit zbulohet çfarë kishin në 2 çanta

Lajme Lajme nga Saranda Saranda News SARANDA WEB

Policia njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se 2 shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nga Konispoli në drejtim të Greqisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bags”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve P. B., 42 vjeç, banues në Greqi dhe S. Q., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Pas lokalizimit të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr.3, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në dy çantat që ata kishin me vete, në të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 4 pako.

Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

 

SARANDA WEB

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon