Policia kap një furgon me 10 emigrantë në Tatzat, prangoset drejtuesi i mjetit

Policia: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tatzat”.

Policia: Transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Policia njofton se sërbimet e Komisariait të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Tatzat”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi O. L., 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në afërsi të fshatit Tatzat, Delvinë, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit, 10 emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Please follow and like us:
fb-share-icon