Policia kontroll fizik një 17-vjeçari në Sarandë, i gjendet një thikë dhe kanabis
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Sarandë ka referuar materialet procedurale në Prokurori, duke nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj një 17-vjeçari, banues në këtë qytet.
Gjatë një kontrolli fizik, autoritetet i gjetën të riut një sasi lënde narkotike të dyshuar si cannabis dhe një mjet prerës (thikë).
Ndërkohë, policia nuk ka sqaruar se ku ndodhi ndalimi i adoleshentit. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Sarandës për hetime të mëtejshme.
Please follow and like us: