Policia: Kontrolluam imtësisht fshatin Stjar, gjetëm një parcelë kanabis, kultivuesi në kërkim

Dhunë mes dy familjeve në Delvinë, një person në kërkim dhe një tjetër nën hetim Një konflikt mes dy familjeve në qytetin e Delvinës ka përfunduar me dhunë fizike dhe ndërhyrjen e Policisë.

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Stjar, Delvinë, në ambient të hapur gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me zjarr nga ana e shërbimeve të Policisë.

Autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi G. Ç., 30 vjeç, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Please follow and like us:
fb-share-icon