SARANDA NEWS

spot_img

Policia me pranga në Kadastrën e Sarandës, dalin emrat e 3 të arrestuarve

Katër zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë arrestuar nga policia e Sarandës pas denoncimit të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja se lejuan legalizimin e dy objekteve pa leje që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen. 

Mësohet se në pranga ka rënë Andri Dhima, ish-drejtori i Kadastrës Sarandë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Dhima ka qenë në hetim që prej korrikut 2021.

Dy zyrtarët e tjerë që janë arrestuar janë Vasil Lango dhe Saimir Braho.

Mësohet se operacioni është në vijim dhe aktualisht po kryhen kontrolle banesash.

Më 16 mars ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë. Manja tha se në Sarandë në zonën Turizëm-kanali i Cukës ishin legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial