Policia ‘merr vesh’ se një 18-vjeçar kishte pistoletë, i shkon në shtëpi dhe e prangos

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar operacionin policor të koduar “One”, për kapjen e një shtetasi që mbante armë zjarri në banesë.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. Sh., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në lagjen nr. 1, Sarandë, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.

Arma, fishekët dhe lënda narkotike kokainë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon