Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. K., 39 vjeç dhe E. M., 26 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Arrestimi i tyre u krye pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE
Please follow and like us: