Policia: Një shofer u kap pa rrip dhe tentoi të na korruptonte, e arrestuam

Policia njofton se ë këtë kuadër, gjatë ditës së djeshme, Policia Rrugore e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin N. M., 31 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa rrip sigurimi.

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasi N. M. ka tentuar t’i korruptojë ata, duke u ofruar një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative.

Po në zbatim të planit të masave, nga Policia Rrugore e Sarandës, gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 65 masa administrative, kryesisht për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit, për parakalime të gabuara dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Policia Rrugore e Sarandës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që këto rregulla t’i zbatojnë me rigorozitet, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Please follow and like us:
fb-share-icon