Policia procedon penalisht 23 protestues në Sarandë. Policia: Protestuan pa leje

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit L. B.,28 vjeç, F. I., 32 vjeç, K. L.,25 vjeç, D. I., 26 vjeç, V. B., 47 vjeç, E. N., 23 vjeç, H. M., 27 vjeç, E. V., 36 vjeç, T. V., 34 vjeç, E. D., 35 vjeç, E. V., 25 vjeç, G. T., 19 vjeç, I. H., 25 vjeç, G. B., 50 vjeç, A. Ç., 39 vjeç, K. Z. 36 vjeç, A. K., 50 vjeç, S. Gj. 19 vjeç, R. V., 24 vjeç, F. Ç., 27 vjeç, L. Sh., 20 vjeç, Y. A., 50 vjeç dhe E. R., 49 vjeç.

Procedimi penal ndaj 23 protestuesve sipas Policisë është kryer pasi këta shtetas kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Flamurit” lagja nr.1, Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.

VIDEO e protestës

Please follow and like us:
fb-share-icon