Policia Rrugore kap 3 të dehur në rrugë, prangosen në flagrancë

Policia njofton se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit: E. S., 39 vjeç, banues në Sarandë, A. M., 63 vjeç, banues në Greqi dhe K. D., 63 vjeç, banues në Finiq.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon