Policia shpall në kërkim autorin e plagosjes së 28-vjeçarit në Sarandë

Policia ka shpallur në kërkim Enivled Aliu si autorin e plagosjes së 28 vjeçarit Dino Majko në Sarandë. Uniformat blu, theksojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 në qytetin bregdetar, ku Enivled Aliu, ka goditur disa herë me thikë të riun.

Dino Majko, 28-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është vendosur në kërkim për kapjen e autorit.

Please follow and like us:
fb-share-icon