Policia thirrje qytetarëve: Na ndihmoni të arrestojmë këta persona

Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të bëhet e mundur kapja e 5 personave të shumërkërkuar.

Talo Çela, Laert Haxhiu, Jani Alia, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi janë emrat e super të kërkuarve për të cilët policia premton edhe shpërblim.

Të 5 emrat e shpallur në kërkim janë të njohur për disa nga ngjarjet më të rënda kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri.

Konkretisht: Talo Çela kërkohet për disa vrasje dhe grabitjen e Rinasit

Laert Haxhiu, masakra e Lushnjës

Jani Alia, vrasja e Elton çicos

Ibrahim Lici, vrasja e Endri Mustafës

Erjon Llapushi, vrasja e kamarierit Gazment Kurmaku

NJOFTIMI I PLOTË i POLICISE:

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar. Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe kërkon sërish bashkëpunimin e tyre për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve:

TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI. Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash. Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë. 👮‍♂️🤝👩‍💼👨‍💼Bashkërisht për një ambient më të sigurt!

Please follow and like us:
fb-share-icon