Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar dy shtetas, të cilët dyshohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Shtetasi E. D., 24 vjeç, banues në Itali, u ndalua nga shërbimet e Policisë gjatë një kontrolli në automjetin e tij, në aksin rrugor Ksamil-Sarandë. Gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe kanabis.
Në një rast të dytë, u arrestua shtetasi V. K., 21 vjeç, banues në Sarandë. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: