Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Konispol referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. P., 73 vjeç.
73-vjeçari u procedua pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Xarrë, ka goditur me grusht një 65-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme, thuhet në komunikatën e Policisë.
Please follow and like us: