Porta e Kakomesë mbetet e mbyllur, banorët të zhgënjyer nga premtimet e Vangjel Tavos
Prefekti në detyrë i Vlorës dhe kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavo, deklaroi disa ditë më parë se plazhi i Kakomesë do të ishte i aksesueshëm për banorët që nga dita e premte, falë ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama.
Pushuesit kanë raportuar se pas publikimit të këtij lajmi nga Saranda Web, janë nisur për të shkuar në plazh.
Sipas raportimeve, sot kur pushuesit shkuan për në plazhin e Kakomese, ata u informuan nga roja i portës se do të duhet të linin makinat në hyrje dhe të vazhdonin rrugën për në plazh në këmbë. Në këtë vapë të madhe, banorët duhet të marrin me vete të gjitha gjërat e nevojshme dhe të përshkojnë një rrugë që zgjat të paktën gjysmë ore, megjithëse ka shumë vend për parkim pranë plazhit.
Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi dhe shqetësime mes banorëve. Shumë prej tyre ndihen të mashtruar nga ky premtim dhe kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për të bërë plazhin e Kakomese të aksesueshëm për të gjithë.
Vangjel Tavo: Nesër hapet porta e Kakomesë, shkoni bëni plazh
Plazhi i Kakomesë prej vitesh është i bllokuar për publikun nga një portë e ndërtuar nga 1 kompani private dhe aksesimi në këtë plazh lejohej vetëm për personat që paguanin para te rojet e portës.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb