Prangosen 2 drejtues mjetesh: sarandjoti i dehur, gjirokastriti i dehur dhe pa patentë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. M., 62 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

-B. K., 56 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon