Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo në SPAK

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo në SPAK

 

Prefekti i qarkut të Vlorës Vangjel Tavo është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

Ai ka hyrë në ambientet e SPAK rreth orës 09:30.

 

Pasi doli nga SPAK (Ora 10:44) Tavo tha se kishte shkuar atje në cilësinë e personit që kishte dijeni për një kallëzim të bërë në vitin 2021.

 

Vangjel Tavo mori postin e prefektit të  Vlorës në mars të këtij viti duke zëvendësuar në detyrë Flamur Mamaj.

Ai ka qenë deputet i Gjirokastrës në disa legjislatura, si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.

Please follow and like us:
fb-share-icon