Prej mëngjesit pa energji elektrike, banorët e Lagjes Amerikane ankesë në Saranda Web

Banorët e Lagjes Amerikane në Lagjen nr. 1 Sarandë janë pa energji elektrike që prej orës 8 të mëngjesit të sotëm.

Sipas tyre, pavarësisht se kanë telefonuar Elektrikun për t’u informuar rreth shkakut së mungesës së energjisë elektrike dhe kur mund të rikthehet energjia, nga ana e punonjësve të elektrikut nuk kanë marrë asnjë përgjigje, pasi askush nuk përgjigjej në telefon.

Please follow and like us:
fb-share-icon