Presidenti Meta: Punëtorët në Shqipëri të zhveshur nga dinjiteti dhe të shfrytëzuar

Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një publikimi në facebook, ka apeluar për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale për punëtorët.

Presidenti Meta shkruan: 1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një ditë reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.Kjo situatë duhet të marrë fund!

Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.

Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve! – përfundon mesazhin e tij Presidenti Meta me rastin e Ditës së Punëtorëve.

Please follow and like us:
fb-share-icon