PRIMARET / Demokaratët do votojnë më 1 Mars për të zgjedhur kandidatët për deputetë

PRIMARET Demokaratët do votojnë më 1 Mars për të zgjedhur kandidatët për deputetë

PRIMARET / Demokaratët do votojnë më 1 Mars për të zgjedhur kandidatët për deputetë

Partia Demokratike ka vendosur të mbajë primaret për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë më 1 mars. Vendimi është marrë pak çaste më parë nga Këshilli Drejtues i PD-së, duke përcaktuar që në këtë datë të zhvillohet votimi në të gjitha degët e partisë në mbarë vendin, përfshirë edhe Sarandën.

Sipas rregullave të vendosura, anëtarët e PD-së do të kenë mundësinë të votojnë vetëm për një emër nga kandidatët në garë. Këto primare konsiderohen një hap kyç në përgatitjet e Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke synuar përzgjedhjen e kandidatëve me mbështetje më të gjerë në bazën e partisë.

Mbetet për t’u parë se cilët emra do të hyjnë në garën për të përfaqësuar demokratët në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa procesi i votimit në primare pritet të tërheqë një vëmendje të madhe politike.

Please follow and like us:
fb-share-icon