Primaret në PD Sarandë: Gara mes Ina Zhupës dhe Manjola Nikollos – Numërimi drejtpërdrejt në Saranda Web
Sot u zhvilluan Primaret në Partisë Demokratike, proces i cili ka përfunduar edhe në degët e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit.
Megjithëse në garë janë 13 kandidatë, rivaliteti kryesor është mes deputetes Ina Zhupa dhe Manjola Nikollos, e cila ka drejtuar më parë dy herë degën e PD-së dhe u dorëhoq për të kandiduar me synimin e përfaqësimit të Sarandës në Kuvend.
Ndryshe nga degët e tjera, ku votat do të numërohen në qendrat e Qarkut, procesi i numërimit të votave për degët e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit do të bëhet në Sarandë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Saranda Web.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb