Prindi i revoltuar: Turp për Sarandën! Kopshti nr. 1 pa asnjë lodër për fëmijët
Një prind i revoltuar ka ngritur një shqetësim të rëndësishëm në adresë të Saranda Web, duke bërë thirrje për vëmendje ndaj kushteve në Kopshtin nr. 1 të qytetit. Sipas denoncimit, fëmijët e këtij institucioni parashkollor janë lënë pa asnjë lodër, duke i privuar nga gëzimi dhe zhvillimi i tyre normal.
“A është kaq e pamundur për Bashkinë e Sarandës të sigurojë dy lodra për fëmijët? Për një kosto minimale, fëmijët tanë janë lënë në mëshirë të fatit,” – shprehet prindi i indinjuar, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e institucioneve vendore.
Në një qytet si Saranda, që pret mijëra turistë çdo vit dhe investon në projekte të ndryshme infrastrukturore, mungesa e disa lodrave për fëmijët e një kopshti të qytetit ngre shqetësime të mëdha. A duhet vërtet të jetë kaq e vështirë sigurimi i një hapësire të denjë për fëmijët?
Saranda Web i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë dhe të sigurojnë kushtet minimale për fëmijët e këtij kopshti, të cilët meritojnë më shumë se neglizhencën dhe harresën institucionale.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb