Procedim penal për mjekun, akuzohet se refuzoi vizitat për pacientët

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. J., 46 vjeç, me detyrë mjek në spitalin e Sarandës,.

Procedimi penal filloi pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer vizita shëndetësore për disa qytetarë, në këtë spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon