Prokurori i Sarandës Kledian Llaho konfirmohet në detyrë pas procesit të Veting

Konfirmohet ne detyre Prokurori i Sarandes, Kledian Llaho.

Vendimi para pak minutash ne KPK. Procesi i vetingut për prokurorin Llaho u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.

Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë prej vitin 1999, fillimisht si oficer i policise gjyqesore ne Prokuroine e Sarandes, me pas në vitin 2004 si oficer i policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në vitin 2014, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Sarandës, ku aktualisht mban dhe funksionin e drejtuesit.

Please follow and like us:
fb-share-icon