Prokuroria e Sarandës: “Po vijojmë hetimet për zyrtarë të tjerë të përfshirë në paligjshmëri”

Prokuroria e Sarandës duket se nuk po i ndal hetimet për zyrtarët lokalë të Sarandës. Pas dhjetra arrestimeve, ndalimeve, procedimeve të 25 muajve, në një deklaratë për shtyp të lëshuar ditën e sotme, Prokuroria e Sarandës e mbyll komunikatën duke paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë të tjera supriza: “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon hetimet edhe për fakte të tjera në ngarkim të zyrtarëve lokalë të përfshire në paligjshmeri në ushtrim të detyrave shteterore”.

Kujtojmë që prej shkurtit 2022, me urdhër të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK janë arrestuar apo ndaluar mbi 30 zyrtarë të ASHK, Bashkisë, IKMT, ARZM, Zyrës së Bujqësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Policisë, Dhomës së Noterëve dhe së fundmi edhe një ish deputet për shkelje ligjore të kryera në Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon