Prokuroria kërkoi burg, Gjykata liron 4 nga 6 të arrestuarit e operacionit për tjetersimin e pronave

Gjykata e Sarandës ka liruar 4 nga 6 te arrestuarit me urdher te Prokurorise se Sarandes per tjetersimin e mbi 10 mije m2 truall ne bregdet me dokumenta te falsifikuara.

Prokurori Kledian Llaho kishte kerkuar “Arrest ne burg” per 5 nga te arrestuarit dhe “Arrest ne shtepi” per Rovena Alikajn.

Pas 3 ore e gjysem seance, Gjyqtari Shkelzen Licaj ka vendosur ndryshimin “Arrest ne shtepi” per Pandi Zhongen, Drejtor i Urbanistikes ne Bashki, Rovena Alikajn, juriste ne ASHK, Arhondia Caraj, perfituese trualli dhe Valter Llomi, perfitues trualli.

Nderkohe Aleko Anagnosti noter dhe Fredi Merkuri perfitues, u lane ne “Arrest ne burg” me afat 45 dite.

Please follow and like us:
fb-share-icon