Protestë në dyert e bashkisë: Kërkojmë takim me kryetarin, i kemi dhënë votën
Banorët e fshatit Manastir, mbi plazhin e njohur të Pasqyrave, janë ngritur sot në protestë para dyerve të Bashkisë Sarandë, duke kërkuar takim urgjent me kryetarin e bashkisë.
Ata shprehen të revoltuar ndaj një projekti të cilësuar si “investim strategjik”, i cili rrezikon të prishë shtëpitë e tyre dhe t’i lërë ata pa strehë.
Banorët theksojnë se kanë mbështetur pushtetin vendor me votën e tyre dhe kërkojnë që kryetari i bashkisë të dalë dhe t’i dëgjojë. “Nuk mund të jemi të vlefshëm vetëm në kohë zgjedhjesh. Jemi qytetarë të këtij vendi dhe kërkojmë të respektohemi,” – shton një tjetër banor.
Ata paralajmërojnë se protesta do të vazhdojë deri sa të kenë një përgjigje konkrete nga autoritetet.
Saranda Web do të ndjekë nga afër zhvillimet e kësaj çështjeje.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb