Pse më zure rrugën’, i mituri godet 15-vjeçarin në qafë! Shpallet në kërkim

Pse më zure rrugën’, sherr me thika mes nxënësve në një shkollë private në Sarandë, i mituri godet 15-vjeçarin në qafë! Shpallet në kërkim

 

Një sherr mes të miturve në shkollën private 9-vjeçare ‘Dea 2001’ në lagjen nr.3, Sarandë ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse, mëngjesin e kësaj të mërkure.

 

Burime bëjnë me dije se incidenti fatmirësisht pa pasoja fatale është regjistruar në oborrin e shkollës ende pa nisur procesi mësimor. 13-vjeçari me inicialet E.G., është grindur fillimisht me fjalë me 15-vjeçarin me inicialet R.H., – me pretendimin se kush i kishte zënë rrugën njëri-tjetrit.

 

Pas grindjes me fjalë 13 vjeçari ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe ka goditur në qafë 15 vjeçarin. Pas kësaj ai është larguar menjëherë nga shkolla, teksa i mituri tjetër është transportuar në spital.

 

Sipas bluzave të bardha pas mjekimit të plagës së marrë, është larguar nga ambientet e spitalit.

Policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave teksa njëherazi po punon për kapjen e 13 vjeçarit.

 

“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon