Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në Vlorë. Ai ka qenë duke punuar në një kantierë ndërtimi në zonën e njohur si Kalaja në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ku është goditur nga skrepi.
Janë ende të paqarta rrethana e ngjarjes tragjike se si ka ndodhur, por mendohet se skrepi që ishte duke gërmuar në zonë, kur ka goditur punonjësin, duke i marrë jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orën 16:20 në zonën e njohur si ‘Kalaja’, ku skrapi po punonte për të pastruar zonën nga inertet, ku do të ndërtohej një parkim.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa disa persona të tjerë, dëshmitar në vendngjarje, po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të saj.
Sipas burimeve grupi hetimor dyshon se ngjarja të jetë shkaktuar nga një pakujdesi e punëtorëve dhe jo nga mungesa e sigurisë në punë, megjithatë hetimet vijojnë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.
VIDEO https://youtu.be/IdC5h-_oWaI