Një turist suedez 73-vjeçar ka ndërruar jetë sot në një nga plazhet private në lagjen nr. 1 të Sarandës.
Incidenti ndodhi rreth orës 12:00, kur Benqt Old Tixer, pasi hyri në det, humbi ndjenjat pas disa minutash.
Pushuesit e tjerë në plazh ndërhynë menjëherë, duke i ofruar ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.
Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar në Spitalin e Sarandës, 73-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.
Please follow and like us: