Thursday, June 11, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Qafë Bota do të hapet për punëtorët sezonalë, testi Covid do të...

Qafë Bota do të hapet për punëtorët sezonalë, testi Covid do të bëhet Falas në doganë

Nje lajm i mire per gjithe punetoret sezonale qe do te punojne ne zonen e Igumenices!
Hapet dogana e Qafë-Botës për gjithë punëtorët sezonalë. Dogana pritet të hapet për afatin 25 tetor – 10 nëntor.

Punëtorët sezonalë pritet të kalojnë për të punuar në vjeljen e agrumeve në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, pas komunikimit të tij me deputetin e Nea Dhimokratia për Igumenicën, Vasili Jojaka, ndërkohë edhe burime pranë kryetarit të Bashkisë Igumenicë Janis Lolos konfirmojnë se dogna e Qafë Botës do të hapet në datë 25 tetor.

Ndërkohë mësohet se edhe testi për COVID do të realizohet falas për punëtorët në doganë.

Prej 21 korrikut, dogana e Qafë-Botës është mbyllur përfundimisht pasi më parë ka qenë e hapur të paktën për kamionët. Ndërkohë të shtunën banorë të Sarandës, Konispolit e Finiqit, protestuan para doganës për hapjen e saj. Megjithatë qeveria greke duket se ka marrë vendim për ta hapur vetëm për punëtorët sezonalë, pasi kërkesa në rajonin e Thesprotisë është për të paktën 2000 të tillë që pritet të punojnë në vjeljen e agrumeve.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial