Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore

Qafë Bota dogana Kufiri i hapur për qytetarët, i pezulluar për veprimet doganore

Qafë Botë: Kufiri hapur për qytetarët, pezullim për automjetet me ngarkesa tregtare pas arrestimeve në doganën greke

Në pikën kufitare të Qafë Botës, sot vijon normalisht kalimi i qytetarëve dhe automjeteve private. Megjithatë, është pezulluar përkohësisht kalimi i automjeteve që kërkojnë procedura doganore, si kamionë dhe mjete me ngarkesa tregtare.

 

Qafë Botë Kufiri i hapur për qytetarët, i pezulluar për veprimet doganore

 

 

Ky zhvillim vjen pas një operacioni të gjerë të autoriteteve greke, ku janë arrestuar 13 punonjës të doganës së Mavromatit, përfshirë edhe drejtuesin e saj. Të arrestuarit akuzohen për marrje ryshfeti dhe abuzim me detyrën, në kuadër të një skeme të dyshuar të kontrabandës dhe shmangies së kontrolleve kufitare.

 

Sipas mediave greke, hetimet kishin nisur prej disa muajsh dhe janë mbështetur në përgjime telefonike që dokumentojnë komunikime të komprometuara midis doganierëve dhe palëve të interesuara. Bëhet fjalë për raste ku automjete dhe rimorkio me mallra kontrabandë lejoheshin të kalonin kufirin në këmbim të pagesave të paligjshme, duke anashkaluar kontrollet rutinë.

 

Situata ka sjellë një ngërç të përkohshëm në qarkullimin e mallrave, ndërkohë që autoritetet greke pritet të vendosin masa të reja për të siguruar funksionimin normal të pikës doganore.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon