Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Qëllohet me armë drejt një automjeti, 3 viktima, dy prej tyre digjen të gjallë nga flakët

Tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës. Mesditën e kësaj të diele është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje që për pasojë mjeti ka marrë flakë. Pamjet e siguruara nga Report Tv janë nga momenti i parë i ngjarjes. Një prej viktimave ka dalë nga makina por nuk ka shenja jete ndërsa dy persona të tjerë ndodhen ende brenda makinës që është përfshirë nga flakët.

 

Nga targat e mjetit rezulton se mjeti është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe. Nuk dihet ende nëse pronari ishte në makinë dhe kush ishte shënjestra e këtij atentati. Ambulanca dhe policia po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.  SARANDA NEWS

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial