Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e hënë (27 nëntor), si ditë pushimi zyrtare për institucionet publike. Në kuadër të festave të 28-29 nëntorit, të cilat përkojnë të martë dhe të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka shtuar si ditë pushimi edhe të hënën e 27 nëntorit, duke dhënë kështu 3 ditë zyrtare pushimi.
Nëse llogarisim edhe të shtunën dhe të dielën për institucionet publike, 25 dhe 26 nëntor, bëhen 5 ditë pushimi në total, 2 ditë nga fundjava dhe 3 ditët zyrtare.
Dita e punës do të zëvendësohet në një moment tjetër, brenda 3 muajve të ardhshëm. Kjo vlen edhe për institucionet arsimore, të cilat duhet të zëvendësojnë orët mësimore në një moment të dytë.