Para kryeministrisë janë mbledhur qindra protestues kundër rritjes së çmimit të naftës dhe bukës, por edhe ushqimeve të shportës. Që nga nisja e luftën në Ukrainë, çmim i naftën në vendin tonë pësoi një rritje alarmante duke shkuar 269 lekë, një rekord historik. Mes protestuesve janë edhe disa fermë të cilët prej kohësh protestojnë për rritjen e subvencioneve nga shteti.
Me pankarta në duar dhe me gjenerator para kryeministrisë në shenjë simbolike, protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë që të ulë çmimin e karburanteve por edhe produkteve të shportës që tashmë janë bërë të pa përballueshme për xhepat e të gjithë shqiptarëve.
“Jahti rus 45 lekë naftën duke bërë pushime, unë fermeri e blej me 260 lekë duke punuar tokën time”, “Erdhën nga Ballshi i naftës me kuaj” dhe “Uzina e Ballshit sot do mbante vendin ju e shitët për skrap”, ishin disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.