Në vijim të këshillimit në kuadër të projektit për zhvillimin e integruar urban e turistik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë, prezantuan projektet e detajuara që lidhen me disa rrugë të Sarandës dhe fasadat, me Qendrën e Mirëseardhjes, me parkimin e përkohshëm për autobusat, kryqezimet, fushat e sporteve me dore, fasadat, ndriçimi ne akset kryesore, rrugore, etj,.
Prezanuesit e FSHZH u fokusun edhe në impaktin social të këtyre projekteve.
Në këtë dëgjesë përvec punonjësve të bashksië dhe specialstëve të fushës, morën pjesë edhe grupe interesi nga biznesi, qytetarë, ish kuadro , këshilltarë bashkiakë si dhe njerez te mediave.
Kryebashkiaku Adrian Gumra e vlerësoi të rëndësishëm këtë takim me aktorë dhe faktorë nga biznesi, turizmi, jeta sociale ekonomike, etj.
“Më kët projekte, synohet që Saranda të ndryshojë qasjen turistike dhe mjedisore;-vuri ne dukje Gurma.
Pjesëmarrës të ndryshëm bënë vlerësime dhe kritika për projektet e paraqitura lidhur me moslejimin e pakësimiti të sipërfaqeve të terreneve sportive, për detaje të ndryshme në rivleresimet e rijetesimet ne rrugën “Skënderbej”, në rrugët vertikale që lidhin unazën e Kodrës “Mitat Hoxha” me vijën bregdetare, më projektet për kryqëzimet dhe sheshin qëndror, etj,.
Diskutante te tjere si keshilltari Dritan Peçi kerkuan te mos nderhyhej fare me projekte te tjera por i gjithe financimi te shkoje per nje parkim nentokesor te Sarandes, pasi kjo tashme perben nje emergjence urbane.
Drejtori i Ndermarrje se sherbimeve publike Rustem Duka e konsideroi te palogjike projektin per nje nderhyrje te re ne sheshin”Nene Tereza” dhe parkun “Miqesia”, ne nje kohe, kur investimet ne sheshin qendror nuk kane me teper se dy vjet qe jane kryer.
Diskutante te tjere kerkuan nga FSHZH duke u treguar kritike qe, stadiumi i lojerave me dore “Aleko Dajko” i ndertuar teresisht me gur te gdhendur ne vitete .70, te ruaje identitetin dhe mos te nderhyhet vecse nese do te realizohet prioriteti i paraqitur me pare nga Bashkia e Sarandes per nje stadium te mbuluar -qender multifunksionale sportive dhe kulturore.
Kritikat kryesore lidheshin me ate qe disa ‘Investime ne projekte jo te domosdoshme, nga disa diskutante u konsideruan “investime buzekuqi” qe do te thote te padobishme dhe te paefektshme dhe jo ne vendin e duhur.