Qytetari apelon nëpërmjet Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime
Një qytetar i është drejtuar Saranda Web për të denoncuar me video cilësinë e dobët të punimeve të kryera në një trotuar në qytetin e Sarandës, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e kalimtarëve.
Sipas qytetarit, trotuari është i dëmtuar në disa segmente, ku pllakat janë të thyera dhe të fundosura. Ai thekson se kanë kaluar rreth katër muaj nga shtrimi i tij, por pavarësisht kohës së kaluar, problematikat janë të dukshme dhe tregojnë se punimet janë kryer pa cilësi dhe jashtë standardeve të nevojshme.
Në apelin e tij publik, qytetari kërkon që Bashkia Sarandë të mos i marrë në dorëzim këto punime, pasi në gjendjen aktuale ato përbëjnë rrezik për qytetarët, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me vështirësi në lëvizje.
Saranda Web i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të verifikojnë situatën në terren dhe të marrin masa për garantimin e sigurisë dhe cilësisë së investimeve publike, në funksion të interesit të qytetarëve.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb









