Ra në kontakt me rrymën elektrike, gjendet e pajetë nga familjarët

Një 71-vjeçare është gjetur e pajetë brenda ambienteve të banesës së saj në fshatin Goriçan. Policia informon se e moshuara është gjetur pa shenja jete nga të afërmit e saj. Paraprakisht dyshohet se gruaja me inicialet SH.D, mund të ketë humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur të plota rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, është gjetur nga të afërmit e saj, në banesë, pa shenja jete, shtetasja Sh.D., 71 vjeçe, e cila dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon