Duke theksuar edhe një herë se Bashkia e Sarandës është kampione për riciklimin e mbetjeve, Rama e kishte një kompliment edhe për Bardh Spahian, kryebashkiakun e Shkodrës. Rama tha se ka një ndryshim në përpjekje dhe qasje.
“Bashkia e Sarandës sot është bashki kampione në riciklim. Kjo për shkak të lidershipit, punës, dhe komunikimit. Nga ajo gjysma që mblidheshin në kohën më parë një pjesë e madhe digjej rrugëve. Sot 90% mblidhet dhe trajtohet në mënyrën e duhur përgjithësisht. Them përgjithësisht se ka ende probleme. Objektivi tashmë është kalimi në një fazë tjetër duke marrë shembullin e më të mirë. Të gjithë bashkitë nuk duhet të mjaftohen më me pastrimin por edhe me riciklimin. Janë bërë ndryshime të mëdha në këtë drejtim nga disa bashki. Kemi edhe situata pak më negative por nuk po i përmend. Kryetari i bashkisë së Shkodrës nuk është këtu por dua të them se ka një ndryshim, një përpjekje në qasje, edhe pse pastrimi atje është ku thërret qameti por e vërteta duhet thënë”, tha Rama.
Qendra e riciklimit të mbetjeve – VIDEO