Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka njoftuar se ditën e nesërme Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit do ketë një reagim nga Parku Kombëtar i Butrintit, në lidhje me dekretin e Presidentit që kryeministri Edi Rama do ta rrëzojë në Komisionin e Ekonomisë në datë 12 korrik.
Në postimin e tij në Facebook, Kalaja bën thirrje që nesër në orën 10:00, aktivistë, qytetarë dhe arkeolog do mblidhen në Butrint për të reaguar kundër dhënies me koncesion të Parkut Natyror Kombëtar.
Nesër, e diel, ora 10:00, reagim në Butrint!
Njoftohemi, që dekreti i Presidentit të Republikës, do kalojë në Komisionin e Ekonomisë, me datë 12 korrik. Pra këta duan t’a japin me konçesion Butrintin, pavarësisht kundërshtive të forta të arkeologëve, qytetarëve, opozitës dhe Presidentit.
Të gjithë ata që duan t’a mbrojmë shpirtin e kombit tonë, nesër, e diel, ora 10:00, ju presim në Butrint.
Alenaca për Mbrojtjen e Butrintit