Kryeministri Rama në Sarandë: Rruga 6 nis në gusht, qyteti do të fitojë një tjetër shëtitore
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Sarandë, ku gjatë një inspektimi të investimeve në qytet, u ndal te nevoja për transformim dhe vlerësim të hapësirave publike. Ai u shpreh se Saranda ka vuajtur nga mungesa e vizionit urban në të kaluarën, por progresi i viteve të fundit dhe interesimi në rritje i të huajve për këtë qytet, janë sinjale shprese për të ardhmen.
“Hapësira urbane në Sarandë është ngushtuar shumë në të shkuarën, por koha ka treguar se nuk është e pashpresë. Pavarësisht intensitetit të madh, interesi i të huajve për qytetin vazhdon të jetë në rritje dhe është domethënës,” – deklaroi Rama.
Kryeministri kaloi në rrugën e re, e cila është ndërtuar pjesërisht si pedonale dhe pjesërisht ende funksionon për qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëri me dije se “Rruga 6” është vendosur tashmë në planin e investimeve.
Duke iu referuar spekulimeve mbi nisjen e projekteve në prag të zgjedhjeve, Rama theksoi se nuk bëhet fjalë për lëvizje elektorale, por për planifikim të qëndrueshëm.
“Nuk e nisëm për shkak të zgjedhjeve. Ka një ligj që ndalon prokurorimet 4 muaj para zgjedhjeve – një absurditet më vete. Rëndësi ka që Rrugën 6 do ta fillojmë menjëherë pas zgjedhjeve, besoj në gusht. Me këtë investim, rritet shumë vlera e qytetit, pasi do të krijohet një tjetër shëtitore e brendshme, përveç asaj buzë detit,” – u shpreh Kryeministri, duke shtuar se “është koha që të mendohet seriozisht për këto zhvillime”.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb