Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim

Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim për kryetarët e bashkive

Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim për kryetarët e bashkive

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vendosur një kriter të fortë për rikandidimin e kryetarëve të bashkive në zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke e lidhur atë me arritjen e objektivave konkrete në kuadër të “Paketës së Maleve”.

 

Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim për kryetarët e bashkive

 

Sipas Ramës, asnjë drejtues vendor nuk do të ketë mundësi të rikandidojë nëse nuk ka arritur të sigurojë të paktën 10 kontrata të firmosura në kuadër të “Paketës së Maleve”, si dhe nëse nuk ka të miratuara 3 ndërmarrje të përbashkëta.

Deklarata paraqitet si kërkesë për rezultate, por njëkohësisht ka ngjallur pikëpyetje për rritjen e kontrollit politik mbi pushtetin vendor.

 

Në fakt, kjo linjë është paralajmëruar edhe më herët. Më 17 janar, gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, Rama kishte vendosur si kusht paraprak dorëzimin e hartave për zbatimin e “Paketës së Maleve”, duke deklaruar se askush nuk do të rikandidojë pa u përfshirë realisht në këtë program.

 

Tashmë, kriteret janë konkretizuar më tej: jo vetëm plane në letër, por kontrata të firmosura dhe ndërmarrje që sipas kryeministrit dëshmojnë zbatimin real të politikave zhvillimore.

 

Mbetet për t’u parë nëse këto objektiva do të përmbushen nga kryetarët e bashkive në jug të vendit, përfshirë Sarandën, Delvinën, Himarën, Konispolin dhe Finiqin, apo thjesht do të shtojë presionin politik mbi drejtuesit vendorë, duke zhvendosur fokusin nga nevojat reale të komuniteteve drejt përmbushjes së objektivave të diktuara nga qendra.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon