Reagim i menjëhershëm pas publikimit në Saranda Web: UK Sarandë ndërhyn për problemin e ujërave të zeza

Reagim i menjëhershëm pas publikimit në Saranda Web: UK Sarandë ndërhyn në Lagjen nr. 4 për problemin e ujërave të zeza

Vetëm pak çaste pas publikimit të ankesës së banorëve të Lagjes nr. 4, pranë zonës së ish-burgut, Ujësjellës-Kanalizime Sarandë ka reaguar menjëherë duke dërguar punonjësit dhe mjetet në terren për të ndërhyrë në zgjidhjen e problemit të pusetave të shpërthyera të ujërave të zeza.

 

 

Prej më shumë se 3 muajsh, banorët e kësaj zone jetonin në kushte të papranueshme higjieno-sanitare, me fëmijët që luanin mes ndotjes dhe në rrezik të vazhdueshëm për infeksione.

Pas ndërhyrjes së Saranda Web, që e bëri publike situatën, ndërhyrja e UK Sarandë ishte e menjëhershme dhe efektive.

 

Banorët e lagjes shprehin mirënjohjen e tyre ndaj Saranda Web për publikimin dhe ndërhyrjen e shpejtë përzgjidhjen e problemit.

Edhe vetë ndërmarrja UK Sarandë ka falënderuar Saranda Web për evidentimin e problemit dhe bashkëpunimin për zgjidhjen e situatave të tilla në komunitet.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon